Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUSTRALIAN OPEN

Kinezja fiton titullin në Melbourne

REUTERS

Kinezja fiton titullin në Melbourne


25 January, 2014 @15:01

Kinezja 31 vjeçare, Li Na, ka arritur që të mposht në finale të Australian Open sot sllovaken Dominika Cibulkova për të fituar titullin e dytë Grand Slam në karrierë të saj. 

Pas humbjes në finalen e vitit të kaluar në Melbourne, Li Na, ka luftuar shumë për të nxjerrë fitoren në setin e parë, derisa në të dytin pa problem ka mposhtur sllovaken duke mos ia dhënë asnjë ‘game’. 

Fituesja e parë aziatike e një Grand Slami, Na, në vitin 2011 kishte fituar Roland Garrosin, para kësaj të sotmes, derisa menjëherë pas përfundimit të lojës dhe përshëndetjes me kundërshtaren ka vrapuar te trajneri i saj Carlos Rodriguez dhe ekipi i saj. 

“Më në fund trofeu është i imi. Urime edhe Dominikës, ajo ka pasur një turne shumë të mirë. I falenderoj edhe trajnerit Carlos që gjithmonë besonte se do t’ia arrij. Ai ka punuar aq shumë në dimër me mua,” ka thënë mes tjerash kinezja që fiton për herë të parë në karrierë Australian Openin. 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis