AUSTRALIAN OPEN
Nadal shkyen Federerin
24 January, 2014 @12:23
Rafael Nadal, bartësi numër një i Australian Open është kualifikuar në finale lehtësisht duke e mposhtur në gjysmëfinale pak më parë rivalin e tij të përbetuar, Roger Federer, 3-0 në sete.
Nadal, 13 herë fitues i Grand Slameve, ka rastin që të fitojë titullin e 14-të Grand Slam kur të ndeshet në finale me zviceranin Stanislas ëaërinka, ku ky i fundit arrin për herë të parë në finale.
Sidoqoftë, spanjolli 27 vjeçar ka qenë dominant në ndeshjen e sontme duke e ndalë Federerin në rrugën për rikthimin e tij në piedestal të tenisit para pensionimit.
Zvicerani ka arritur t’i bëj ballë Nadalit vetëm në setin e parë kur çoi ndeshjen në tie-break, derisa dy setet e mëvonshme, spanjolli i kaloi pa problem.