AUSTRALIAN OPEN
Wawrinka me sukses historik
23 January, 2014 @13:32
Zvicerani Stanislas Wawrinka ka arritur suksesin më të madh të tij në karrierë si teniser, duke u kualifikuar në finale të Australian Open sot pasi që mposhti kundërshtarin e tij, çekun Tomas Berdych.
Ai ka nisur mirë ndeshjen duke e marrë setin e parë, por e humbi të dytin në tie-break, duke barazuar 1-1 në sete me çekun.
Mirëpo, Wawrinka mblodhi forcë dhe fitoi dy setet e radhës të cilat gjithashtu shkuan në tie-break, sa për të treguar që ndeshja ka qenë tepër interesante deri në momentet e fundit të saj.
Me këtë fitore, Wawrinka, do të pres tani në finale të Australian Open fituesin e El Clasicos ndërmjet Rafael Nadal dhe Roger Federerit.
Nëse Federer kalon Nadalin, do të bëhet Grand Slami i parë në tenis, që në finale takohen dy zviceranë.