AUSTRALIAN OPEN
Finalja e tretë për kinezen
23 January, 2014 @8:57
Tenistja kineze Li Na, ka arritur të sigurojë finalen e dytë me radhë në Australian Open. Ajo mposhti në gjysmëfinale tinejxheren kanadeze, Eugenie Bouchard 2-0 në sete.
Kjo është finalja e tretë në katër vitet e fundit në Melbourne për kinezen, Li Na. Ajo është mposhtur nga belgja Kim Clijsters në vitin 2011, derisa vitin e kaluar nga bellorusja Victoria Azarenka.
“Kësaj radhe do të mundohem që të përfundojë si duhet hapin final,” ka thënë 32 vjeçarja Na, në intervistën e saj menjëherë pas fitores.
Në anën tjetër, kanadezja 19 vjeçare, që hyri në histori të shtetit të vetë si tenistja e parë që arrin në gjysmëfinale të një Grand Slami pas fitores ndaj Ana Ivanovicit të Serbisë, ishte e pafuqishme karshi përvojës së kinezes.