AUSTRALIAN OPEN
Federer, siguron El Clasicon ndaj Nadalit
22 January, 2014 @13:16
Legjenda e tenisit botëror, Roger Federer ka arritur të kalojë pengesën çerekfinale në Australian Open.
Ai në ndeshjen e posapërfunduar ka mposhtur britanikun Andy Murray 3-1 në sete për të treguar se po i kthehet formës së tij të vjetër.
Federer ka qenë në pjesën më të madhe të ndeshjes më i mirë se Murray duke e siguruar gjysmëfinalen e Australian Open, ku përballë do ta ketë rivalin e tij të vjetër, Rafael Nadal. Zvicerani është dalluar me daljet e shpeshta të tija në rrjetë, duke rrezikuar për fitore të shpejtë.
Federer, bartësi i gjashtë i turneut, ka fituar dy setet e para, derisa të tretin e humbi pas tie-breakut, mirëpo në fund arriti ta merr setin e katërt për të dalë fitues nga dueli me bartësin e katërt, Murray. Federer kështu i është revanshuar skocezit Murray, i cili e kishte mposhtur vitin e kaluar në gjysmëfinale të këtij turneu, 3-2 në sete.