Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUSTRALIAN OPEN

Radwanska eliminon kampionen

REUTERS

Radwanska eliminon kampionen


22 January, 2014 @10:37

Polakja Agnieszka Radwanska ka befasuar mbrojtësen e titullit të Australian Open, Victoria Azarenka, për të dalë në gjysmëfinale të turneut. 

Radwanska 24 vjeçare me fitoren ndaj Azarenkas ka marrë epitetin e favorites për të arritur në finale tani, pasi që kundërshtarja e saj e radhës është nën atë në ATP Listën e tenisteve. 

“Kam luajtur disa çerekfinale më parë dhe vazhdimisht i thoja vetes se një ditë do të vjen koha kur do ta arrijë gjysmëfinalen dhe finalen. Jam shumë e lumtur që këtë e arrita,” ka thënë pas fitores 2-1 në sete polakja, që është bartësja e pestë e turneut në Melbourne. 

Radwanska do të ndeshet me sllovaken Dominika Cibulkova në gjysmëfinale, që është bartëse e 20-të e turneut, e cila mposhti rumunen Simona Halep.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis