AUSTRALIAN OPEN
Bouchard historike befason Ivanovicin
21 January, 2014 @8:14
Ana Ivanovic, e cila ditë më parë mposhti favoriten numër një në Australian Open, Serena Williams, pritej që të ketë punë të lehtë ndaj kanadezes Eugenie Bouchard, por ndodhi befasi tjetër.
Kanadezja 19 vjeçare ka treguar pjekuri të jashtëzakonshme në lojë përkundër moshës së saj të re për të arritur në gjysmëfinalen e parë të saj të një Grand Slami në karrierë.
Bile, ajo bëhet edhe kanadezja e parë në histori të tenisit që arrin gjysmëfinalen e Australian Open.
Bouchard edhe pas humbjes së setit të parë nuk e prishi qetësinë e saj, derisa edhe pse udhëheqte në setin e dytë, 4-3, duroi disa minuta pauzën mjekësore të serbes, duke mos humbur asgjë nga durimi i saj - që gjë solli fitoren e madhe për të renë e Kanadës.
Bartësen e 30-të të turneut, Bouchard në gjysmëfinale e pret kinezja Li Na, që është bartësja e katërt në Melbourne, pasi që mposhti më parë Flavia Pennettan italiane 2-0 në sete.