Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUSTRALIAN OPEN

Derbi çerekfinal

REUTERS

Derbi çerekfinal


20 January, 2014 @12:29

Top tenistët botëror kanë arritur që të dalin në çerekfinale të Australian Open dhe tanimë priten duele thellësisht të vështira dhe të paparashikueshme për ata. 

Rafael Nadal, Novak Djokovic, Andy Murray, Roger Federer dhe të tjerët tani më do të duhet të tregojnë forcën e vërtetë përballë kundërshtarëve të radhës, pasi që më - s’ka hajgare dhe kundërshtarë të lehtë. 

Ndër duelet çerekfinale, dueli më interesant pritet të jetë ai ndërmjet Andy Murray dhe Roger Federer, derisa Rafael Nadal pritet të ketë punë të lehtë ndaj bullgarit Grigor Dimitrov. 

Përndryshe, në tre vitet e fundit triumfues në Australian Open është serbi me origjinë nga Mitrovica, Novak Djokovic. Ai ka fituar radhazi turneun në Melbourne prej vitit 2011 e deri në vitin e kaluar. 



AUSTRALIAN OPEN, Çerekfinalet:

1. Rafael Nadal (SPA) - 22. Grigor Dimitrov (BUL)
4. Andy Murray (BM) - 6. Roger Federer (ZVI)
3. David Ferrer (SPA) - 7. Tomas Berdych (ÇEK)
2. Novak Djokovic (SER) - 8. Stanislas Wawrinka (ZVI)

 
Të gjitha lajmet nga Tenis