AUSTRALIAN OPEN
Vuan në fitore
22 January, 2014 @10:46
Grigor Dimitrov i ka nxjerrë telashe të mëdha Rafael Nadalit sot në çerekfinale të Australian Open. Dimitrov ka fituar setin e parë, derisa ka pasur tre raste për të fituar edhe setin e dytë.
Mirëpo, bartësi i 22-të i Australian Open nuk i ka shfrytëzuar tre ‘set-point’ për të arritur këtë dhe pas kësaj Nadal është kthjellur.
Në fund, pas fitores 3-1 në sete spanjolli që është bartësi numër një i turneut, ka pranuar se ka pasur fat të madh sot në ndeshje ndaj ‘për pak’ befasisë.
“Ka qenë atmosferë e mrekullueshme, pasdite e bukur në Melbourne, shpresoj që jeni kënaqur të gjithë, por besomëni kam vuajtur shumë gjatë ndeshjes,” i ka thënë Nadal publikut në Rod Laver Arena.
Nadal është kualifikuar në gjysmëfinale të Australian Open dhe aty pret fituesin e ndeshjes Andy Murray - Roger Federer.