REPREZENTACIONI
Hendbolli, pranohet për miqësore pa kushtëzime
26 January, 2014 @0:41
Edhe një lajm i mirë për një sport kolektiv vjen nga hendbolli për Kosovën. Federata e Hendbollit të Kosovës është pranuar nga EHF-ja që të luaj ndeshje miqësore ndërkombëtare pa kushtëzime.
Kështu, përfaqësuesja e Kosovës prej tash e tutje do të ketë të drejtë që të provojë veten në takime miqësore me reprezentacionet tjera, para pranimit të plotë të saj që do të diskutohet në mbledhjen e radhës të EHF-së, që do të mbahet prej 19 deri më 21 shtator të këtij viti në Dublin të Irlandës.
Ndërkaq, Federata Europiane e Hendbollit, EHF, i ka lejuar Kosovës që të merr pjesë në turne si Europian Open, ku marrin pjesë përfaqësueset nën moshën 18 vjeçare të femrave, pastaj Challenge Trophy, etj.
Përfaqësuesja e Kosovës miqësoret e deritashme të zhvilluara nuk i ka pasur të regjistruar në EHF dhe nuk ka pasur të drejtë të përdorimit të simboleve.
FHK-ja këtë javë kremton 60 vjetorin e ekzistimit të saj.