AUSTRALIAN OPEN

REUTERS
Wawrinka me Grand Slamin e parë në karrierë
26 January, 2014 @12:19
Zvicerani Stanislas Wawrinka ka shkruar historinë sot. Ai ka arritur të mposht favoritin Rafael Nadal 3-1 në sete duke shkaktuar edhe një befasi, pas eliminimit të Novak Djokovicit më parë.
Wawrinka i trajnuar nga ish tenisti Magnus Norman, është treguar shumë i vendosur në lojën e tij dhe ka thyer në momente të duhura lojën e spanjollit duke e fituar në fund.
Kështu, Wawrinka ndali Nadalin, ku ky i fundit shpresonte të barazonte Grand Slam titujt me Pete Samprasin.
FAKT:
Stanislas Wawrinka bëhet tenisti i parë në histori që mposht Novak Djokovicin dhe Rafael Nadalin në një turne; | |||
Prej nesër Stanislas Wawrinka bëhet tenisti numër tre në botë, duke u ngritur për 5 vende në renditje të ATP-së; |