Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Reagon Schumacher

REUTERS

Reagon Schumacher


31 January, 2014 @21:40

Pas kalimit të një numri të madh të testeve neurologjike, Michael Schumacher, ka reaguar ‘pozitivisht’, sipas burimeve shumë të besueshme të L’Equipe. 

Schumacher ka lëvizur kapakët e syve për një çast, derisa mjekët po ia ulin nivelin e anestetikut ashtu që të nxjerrin atë nga koma gradualisht. 

Një proces tejet i vështirë mjekësor po zhvillohet te Schumacheri 45 vjeçar i cili ka pësuar lëndim traumatik të trurit gjatë aksidentit në skijim. 

“Pas uljes graduale të sedativëve nga pacienti, ekipi i profesor Emmanuel Gayit është duke bërë teste neurologjike që nga dita e hënë. Gjatë fazës së parë, pacienti ka lëvizur kapakët e syve,” shkruan L’Equipe duke cituar burimin 100% të sigurtë. 

Schumacher është nën përkujdesje 24 orëshe në spitalin universitar të Grenobleit. 


 
Të gjitha lajmet nga Motosports