OLIMPIADA DIMËRORE
Kramer thyen rekord olimpik
8 February, 2014 @16:34
Sven Kramer ka arritur të thyejë rekordin e vetë olimpik për të marrë medaljen e artë në patinazh të shpejtë në Sochi, derisa garën e përcillnin edhe mbreti, mbretëresha dhe kryeministri holandez.
Ai arriti në cakun 5 kilometra të gjatë për kohën rekorde 6 minuta e 10.76 sekonda për të regjistruar rekord të ri olimpik, duke e thyer rekordin e mëparshëm, të cilën e mbante vetë Kramer.
Mirëpo, ajo më e mira për Holandën nuk kishte të bëj vetëm me Sven Kramerin fantastik, por drejtuesit e vendit dolën krenarë nga qendra e patinazhit Adler Arena duke parë edhe Jan Blokhuijsen dhe Jorrit Bergsma në vendin e dytë dhe të tretë, duke përmbledhur trion e medaljeve në Holandë.