GRAND SLAM
Majlinda pushton Parisin
8 February, 2014 @18:41
Xhudistja pejane, kampionja botërore, Majlinda Kelmendi ka treguar cilësitë e saja edhe në Grand Slamin e mbajtur në Paris duke e fituar medaljen e artë.
Në finale, Kelmendi ka mposhtur finlandezen Jaana Sundberg për të arritur të artën e radhës. Pejanja ka bërë pjesë në Grupin A dhe nuk e ka pasur rrugën e lehtë deri në finale, por falë përvojës së saj dhe mjeshtërisë ka arritur që t’ia sjellë Kosovës të artën e radhës në Xhudo.
Majlinda Kelmendi është lidere e kategorisë deri në 52 kilogram në renditjen botërore të xhudisteve.
Majlinda është paraqitur me flamur të Kosovës në Francë, derisa edhe gjatë marrjes së medaljeve në ekran është paraqitur flamuri kosovar.
Video
Dueli final i Majlindës në Paris