FFK
Turne futsalli për pavarësi
14 February, 2014 @15:35
Dita e pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt, sivjet pritet të jetë e ‘zbehtë’ në aspektin e organizimit të evenimenteve sportive.
Megjithatë, Federata e Futbollit të Kosovës për nder të gjashtë vjetorit të pavarësisë së shtetit, ka vendosur të organizojë një turne në futsall.
Skuadrat Besa, Juniku dhe Gjakova, të grupmoshave U-18 do të jenë pjesëmarrëse të turneut e cila do të mbahet në Junik dhe do të fillojë nga ora 15:00, ka bërë të ditur Fazli Berisha, zëdhënës i FFK-së, nëpërmjet një njoftimi për media.
Turneu për ta krijuar përfaqësuesen
Përfaqësuesja e Kosovës në futsall për U-18 së shpejti pritet të jetë pjesëmarrëse në një turne në Kroaci dhe në disa turne të tjera ndërkombëtare jashtë vendin.
Me këtë rast, organizimi i turneut për pavarësi gjithashtu do të shërbejë që të formohet ekipi i përfaqësueses U-18 në futsall.