OLIMPIADA SOCHI 2014
Howell e artë
11 February, 2014 @15:02
Ish patinistja artistike, Dara Howell, ka arritur që të stoliset me medaljen e parë të artë olimpike duke përfunduar në kohë më të mirë xhiron në stilin e lirë Sloopstyle të skijimit në kohën prej 94.20 sekonda.
Devin Logan e SHBA-së dhe Kim Lamarre e Kanadës morrën dy medaljet tjera sipas radhës derisa, një kanadeze tjetër, Yuki Tsubota pësoi lëndim serioz gjatë rrëshqitjes në xhiron e dytë.
Fituesja e medaljes së artë, Howell, është vetëm 19 vjeçare dhe ka befasuar shumëkë me arritjen e saj sot paradite.