Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OLIMPIADA DIMËRORE

Mayer i jep kurajo austriakëve

REUTERS

Mayer i jep kurajo austriakëve


9 February, 2014 @16:20

Austriaku Matthias Mayer ka shënuar fillim perfekt për skiatorët e vendit të tij, duke e fituar të artën olimpike në disciplinën e lëshimit. 

Në ditën kur favoritët nuk shkëlqyen, Christof Innerhofer i Italisë dhe Kjetil Jansrud i Norvegjisë fitan dy medaljet tjera në këtë disciplinë. 

Mayer që filloi i 11-ti, është djali i legjendarit Helmut Mayer, fituesit të medaljes së argjendë të vitit 1988 në SuperG. 

Medalje e Matthiasit sot i ka dhënë shpresë austriakëve, por edhe kurajo, pasi që vendi i njohur për sporte dimërore e posaçërisht skijim, nuk fitoi asnjë medalje në Olimpiadën e Vancouverit katër vite më parë. 

Dy favoritët, Bode Miller i SHBA-së dhe Askel Lund Svindal nga Norvegjia, nuk arritën të arsyetojnë statusin e favoritit që e patën para garës. 

Miller 36 vjeç u bastua shumë sot si njeriu më në moshë që do të fitojë të artën Olimpike, por ai arriti të përfundojë vetëm në vendin e tetë. 


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera