SOCHI 2014
SHBA mposht Rusinë, në mrekullinë e akullit
15 February, 2014 @20:28
Hakmarrja ruse nuk funksionoi. Ndeshja e quajtur si mrekullia në akull i takoi SHBA-ve duke e shënuar fitoren 3-2 në penallti, pasi që ndeshja përfundoi me barazim 2-2 në kohë të rregullt.
SHBA-të u treguan përsëri më të mirë në hokej në akull sesa Rusia në ndeshjen që u prit me padurim nga adhuruesit e shumtë të këtij sporti në të dyja këto vende dhe më gjërë.
Ndeshja ishte e vlefshme për raundin prelimnar të hokejit në akull në Olimpiadën Dimërore të Sochit 2014. Humbja ruse u pa edhe nga kryetari rus Vladimir Putin që ishte në mesin mijëra adhuruesve në palestër.
“Kjo ishte vetëm ndeshje preliminare, çdo gjë do të vendoset në gjysmëfinale dhe finale,” ka thënë pas ndeshjes sulmuesi rus Ilya Kovalchuk, transmeton faqja zyrtare e Olimpiadës 2014.