FTK
Gati për Ditën Botërore të Tenisit
26 February, 2014 @17:06
Me rastin e Ditës Botërore të tenisit, më 2 mars, do të jetë aktive edhe Federata e Tenisit të Kosovës.
Kështu, FTK-ja do ta festojë këtë ditë së bashku me komunitetin botëror, në të njëjtën kohë me 2 mars në sheshin kryesor të qytetit të Pejës, si dhe të nesërmen me 3 mars në qendrën e Prishtinës nga ora 11:00 deri në orën 14:00, njofton kjo federatë nëpërmjet një komunikate për media.
Në rast të motit të ligë, në Pejë organizimi do të bëhet në palestrën Karagaçi, kurse në Prishtinë në palestrën 1 Tetori.
Vitin e kaluar Dita Botërore e Tenisit në Kosovë ishte organizuar në qytetin e Pejës, ku ky organizim ishte vlerësuar lartë nga drejtuesit e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF) duke e renditur në mesin e 5 organizimeve më të mira në Botë dhe duke i përfshirë fotografitë nga ky organizim në posterin e vitit 2014 të ITF-së.
Pamjet nga Prishtina dhe Peja do të transmetohen në krejt botën nëpërmjet faqes zyrtare të Federatës Botërore të Tenisit (ITF).