BJORNDALEN
Supermeni Olimpik!
19 February, 2014 @17:38
Norvegjezi Ole Einar Bjorndalen me dyzetë vjetët e tij ka thyer rekordin e bashkëkombasit të tij, Bjorn Daehlie, duke e marrë medaljen e 13-të të artë Olimpike sot në Sochi 2014.
Sot ai me ekipin e tij, në disciplinën e biatlonit, të përbërë edhe nga Tora Berger e Tiril Eckhoff, ka arritur që t’ia sjellë edhe një të artë Norvegjisë në Lojërat Olimpike Dimërore të Sochi 2014, derisa çekët u kënaqën me të argjendtën e italianët me të bronztën.
Bjorndalen ka 19 tituj botëror, derisa Olimpiadave ia nisi në Nagano 1998, duke fituar nga dy medalje Olimpike që nga ajo kohë.