Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHOTOKAN

Bota e karates, në Kosovë

Bota e karates, në Kosovë


4 April, 2014 @10:20

Kosova duke nisur nga sot organizon për tre ditë me radhë Kampionatin Botëror të Karates në stilin Shotokan 2014. 

Prishtina do të jetë nikoqire e mbi 700 karateistëve botëror duke nisur nga sot e deri të dielën kur përfundojnë garat. 

Të gjitha garat do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, derisa kryetari i FKK-së, Fadil Arifi, ka thënë se edhe pjesëmarrjen e kanë konfirmuar shumë shtete të botës, derisa numri prej 700 karatistëve në këtë Botëror si pjesëmarrës është ndër më të mëdhenjtë, ka cekur ai në konferencë për shtyp dje. 

Falenderime, Arifi i ka dërguar Ministrisë së Sportit që i ka ndihmuar për blerjen e 8 tatamive, që kapin shifrën e mbi 30 mijë eurove. 

Ndër të tjera, kryetari i FKK-së nuk harroi të thekson se organizimi i Kampionatit Botëror të Karatesë nuk është i rëndësishëm vetëm për karaten, por edhe për Kosovën në përgjithësi. 


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera