MAJLINDA
Përsëri e artë
28 March, 2014 @18:58
Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, ka fituar edhe një medalje të artë. Pejanja në finale të Grand Prix të Samsunit në Turqi ka mposhtur italianen, Odette Giuffrida me Ippon, për tu stolisur me të artën dhe për të çuar edhe njëherë flamurin kosovar lartë.
Rrugës deri në finale ajo ka mposhtur Larisa Floria nga Rumania, pastaj Maria Buiok nga Ukraina dhe në gjysmëfinale gjermanen Romy Tarangul.
Ky ka qenë triumfi i radhës për xhudisten dhe sportisten më të mirë kosovare të viteve të fundit, pas asaj në Grand Prix të Parisit dhe Kampionatit Botëror në Rio de Janeiro të Brazilit.