TRAJNERI

BOROZANI/D.S.
Rikthimi i Krasniqit te Ferronikeli
10 October, 2013 @12:44
Vetëm disa ditë pas dorëheqjes së Arbnor Morinës nga posti i trajnerit të Ferronikelit, vendin e tij e ka zënë ish trajneri i kësaj skuadre, Ramiz Krasniqi.
Krasniqi i cili ka qenë fantastik stinorin e kaluar me Ferronikelin, i ndau rrugët me këtë ekip pas një mosmarrëveshjeje lidhur me pagat e futbollistëve në fund të edicionit të kaluar.
Ndërsa sot, ai përsëri ka marrë drejtimin e skuadrës drenicake, të cilët nuk kanë kaluar ditë të mira në nëntë xhirot e para të Superligës.
Ferronikeli nën udhëheqjen e Arbnor Morinës ka arritur të tubojë vetëm tetë pikë nga nëntë ndeshje, me bilanc: 2 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje.