BULLGARI

Eurosport/Screen Shot
Tifozët përjashtojnë trajnerin e ri!!!
9 October, 2013 @9:28
Levski, ekipi më i njohur bullgar në botë që është 26 herë kampion i këtij vendi ishte duke e prezentuar Ivalyo Petevin si trajner të ri të klubit pasi që shkarkuar serbin Slavisa Jokanovci pas rezultateve të dobëta në fillim të stinorit.
Petev 38 vjeçar konsiderohet si njëri ndër trajnerët më të mirë nga gjenerata e re e trajnerëve bullgar, pasi që udhëhoqi Ludogoretsin drejt dy titujve të fituar me radhë.
Mirëpo, tifozët e Levskit besojnë se ai është adhurues i rivalit të qytetit, CSKA Sofia. Kështu, disa tifozë vetëm pak pasi që ia nisi konferenca për shtyp lidhur me mirëseardhjen e Petevit në zyret e stadiumit Georgi Asparuhov bërtisnin:
“Nuk je i mirëseardhur këtu. Çohu, zhveshe fanellën dhe shko. Levski nuk do të luaj nën urdhërat e një trajneri si ti.”
Petev u detyrua që të zhvishet para mediave duke hequr xhemperin dhe fanellën e klubit të tij të ri! Pasi që asnjëri nga sigurimi nuk ishte prezent, tifozët përcollën Petevin deri në dalje të stadiumit për ta përzënë atë.
Në anën tjetër, pasi që dëgjoi se çka ka ndodhur, shefi ekzekutiv i klubit të Levskit, Nasko Sirakov, i cili njëherit adhurohet nga tifozët dhe është ende golashënuesi më i mirë në histori të klubit me 206 gola të shënuara mes viteve 1981 dhe 1994, ka qenë i shokuar me lajmin dhe ka ofruar menjëherë dorëheqjen.
“Kjo është dita më e vështirë në jetën time. Por kërkoj të di nëse ka ndonjë vend në botë ku tifozët zgjedhin trajnerin. Sidoqoftë, Ivaylo Petev është trajneri i ri i Levskit,” u ka thënë Sirakov reporterëve, duke ofruar dorëheqjen e tij nga klubi, njoftoi sot Eurosport në lajmet e mëngjesit.
Levski nuk i nisi mirë stinorit dhe aktualisht gjindet në pozitën e gjashtë me 19 pikë, nëntë më pak se lideri, Ludogorets.