GERMAN GP
Rosberg krijon distancë
20 July, 2014 @18:07
Gjermani, Nico Rosberg, ka arritur të shënojë fitore në German GP në shtegun e Hockenheimit sot.
Kjo ka qenë fitorja e katërt për të në kampionatin e sivjetëm, pas atyre në Australi, Monako, dhe Austri.
Përndryshe, Mercedesi si ekip ka regjistruar fitoren e parë në Gjermani që nga koha e argjentinasit, Juan Manuel Fangio në vitin 1954, 60 vjet më parë.
Në anën tjetër, Lewis Hamilton, i cili po shihet si rivali i vetëm i Rosbergut për titull ka përfunduar në vend të tretë, përkundër që ia nisi nga pozita e 20-të garën për shkak të aksidentit të djeshëm.
Finlandezi, Valtteri Bottas, arriti të zë vendin e tretë për ëilliamsin duke kompletuar treshin e podiumit në Gjermani sot.
Kampioni aktual i Formula 1, gjermani Sebastian Vettel, ka arritur të përfundojë i katërti, para Fernando Alonsos, Daniel Ricciardos dhe Nico Hulkenbergut.
RENDITJA E PILOTËVE, pas German GP:
1 | Nico Rosberg | Mercedes | 190 pikë | |
2 | Lewis Hamilton | Mercedes | 176 pikë | |
3 | Daniel Ricciardo | Red Bull | 106 pikë |