Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XHUDO

Shpati Zekaj fiton medalje të argjendtë në Zagreb

Shpati Zekaj fiton medalje të argjendtë në Zagreb


2 May, 2021 @20:35

Xhudisti ynë 21 vjeçar, Shpati Zekaj, ka fituar medaljen e tij të parë në konkurrencën e seniorëve.

Zekaj e fitoi medaljen e argjendtë, pasi arriti deri në finale të European Judo Open 2021 Zagreb, ku u mposhtë nga ukrainasi Anton Savytskiy, në kategorinë deri në 100 kg.

Me këtë rezultat, ai mori 70 pikët e para në Ranglistën Botërore dhe Olimpike, si rezultati i parë i suksesshëm i tij në konkurrencën e seniorëve.

Ky është sukses i madh për Shpatin, duke pasur parasysh që ai nuk llogaritej favorit në këtë garë dhe në asnjë luftë nuk ka qenë bartës.

Deri në finale Shpati arriti duke i mposhtur xhudistët Matej Silvestr (Republika Çeke), Daniel Eich (Zvicër), Veg Zsombor (Hungari) dhe Marko Kumric (Kroaci).

Kjo është medalja e dytë e Kosovës në Zagreb, pas asaj të bronztës që u fitua nga Laura Fazliu.


 
Të gjitha lajmet nga Xhudo