Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AKIL GJAKOVA

Super Akil Gjakova, fiton medaljen e artë në Evropian

Super Akil Gjakova, fiton medaljen e artë në Evropian


17 April, 2021 @17:43

Xhudisti Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Gjakova në kategorinë deri në 73 kg e mposhti me pikë të artë në finale xhudistin nga Izraeli, Tohar Butbul.

Kjo është medalja e dytë e artë dhe e treta në përgjithësi për Kosovën në këtë Kampionat Evropian, mas medaljes së artë të Distria Krasniqit dhe asaj të bronztë të Nora Gjakovës.

Akili deri te titulli i kampionit të Evropës arriti duke i mposhtur sipas radhës xhudistët Ido Levin (Izrael), Anthony Zigg (Gjermani), Musa Mogushkov (Rusi), Nils Stump (Zvicër) dhe në finale Tohar Butbul (Izrael).

Për Akilin ky është medalja e parë në një Kampionat Evropian për seniorë.


 
Të gjitha lajmet nga Xhudo