GOLF
Takim i rëndësishëm i golfistëve kosovarë me ata të diasporës
23 October, 2017 @13:29
Me datat 21 dhe 22 tetor 2017 në Gjermani janë mbledhur për herë të parë komuniteti i lojtarëve të golfit nga Kosova, Austria, Zvicra, Holanda dhe Gjermania. Takimi është mbajtur afër qytetit Karlsruhe, në Heitlinger golf resort nën përkujdejsjen e menaxherit të klubit Arif Arifi! Qëllimi i takimit ishte për tu njohur dhe bashkëbiseduar rreth lojës së golfit, por mbi të gjitha formimi i Federatës së Golfit të Kosovës duke pasur parasysh potencialin ekzistues të golfit që ka komuniteti ynë nga Kosova në Diasporë!
Pjesëmarrës në takim ishin: nga Kosova Blerim Sejdiu dhe Lavdim Zylfiu; nga Austria: Lulzim Vehapi dhe Idriz Iseni; nga Zvicra: Ahmet Beqiri; nga Holanda: Isi Zejnullahu; ndërsa nga Gjermania ishin prezent: Murat Ahmetaj, Naim Gjinovci, Bekim Durguti, Mërgim Gjinovci, Adnan Hajdini, Dafina Arifi dhe prindi i saj, menaxheri i klubit Arif Arifi.
Gjithashtu është zhvilluar një lojë ne gjitha shtigjet e fushës së golfit Heitlinger ku natyrisht rezultatin më të mirë e dëshmuan dy yjet e golfit të Kosovës Adnan Hajdini dhe Mërgim Gjinovci, të dy lojtarë profesionist të golfit të formuar dhe të njohur nga Federata e golfit e Gjermanisë!
Në ditën e dytë falë pjesëmarrësit Murat Ahmetaj i cili punon në golf resort St Leon Rot, u mundësua vizita në këtë klub. Ky klub është ndër tre më të mirët nga 760 sosh sa i posedon Gjermania dhe në të kanë luajtur emrat eminent të golfit nga mbarë bota, përfshi golfistin Tiger Woods i cili ka fituar tre herë garën.
Takimit i mungoi lojtari më shpresëdhënës i Kosovës, juniori 13 vjeçar Albin Arifi i cili kishte udhëtuar në Zvicër për ta zhvilluar garën e fundit për këtë vit, në mes të juniorëve nga Zvicra dhe Gjermania.