MUNDJE

Tre mundësit kosovarë përfaqësojnë vendin tonë në Kampionatin Evropian U23
17 May, 2021 @18:35
Kosova po përfaqësohet me tre sportistë në Kampionatin Evropian të mundjes për grupmoshën deri në 23 vjet.
Në kategorinë deri në 65 kg do të garojë Altin Berisha, në kategorinë deri 70 kg Albin Shehu dhe në kategorinë deri në 92 kg Auron Syla.
Kampionati Evropian U23 në mundje fillon nga sot deri më 23 maj, në kryeqytetin e Maqedonisë Veriore, në Shkup.