Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KICK - BOXING

Tri medalje nga kick-boksierët e Kosovës

Tri medalje nga kick-boksierët e Kosovës


Teksti: KOK

14 November, 2021 @10:08

Kick-boksierët tanë të rinj kanë fituar tri medalje të bronzta evropiane në Kampionatin Evropian Wako të Kick-boksit, që u mbajt në Budva të Malit të Zi, për kadet të vjetër dhe junior.

Dalmat Salihaj, kategoria -60 kg, Dardan Syla -71 kg dhe Donjeta Menxhiqi (-60 kg) u ngjitën në podium.

Salihaj, në raundin e parë kaloi pa luftë, në të dytin mundi Akbar Asadov të Azerbajxhanit, ndërsa në gjysmëfinale u mund nga rusi Zaev Danil.

Syla dhe Menxhiqi, u mundën në gjysmëfinale, ndërsa deri aty erdhën pa luftë.

KOK uron kick-boksierët tanë dhe Federatën e Kick-Boksit të Kosovës për suksesin e arritur.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera