Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - VËLLAZNIMI

Vëllaznimi arrin fitoren e parë

Vëllaznimi arrin fitoren e parë


3 October, 2021 @21:40

Ndeshje interesante dhe me rivalitet është luajtur të dielën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. Janë takuar Rahoveci e Vëllaznimi, në kuadër të javës së tretë të Superligës së hendbollistëve.
Fitore me rezultat 33:31 ka shënuar Vëllaznimi i Gjakovës. Për Vëllaznimin është fitorja e parë. Për Rahovecin humbja e dytë.

Prej fillimit ndeshja ishte e barabartë. Në pjesën e parë epërsia ishte herë në njërën e herë në anën tjetër. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 16:15 për Vëllaznimin.

Lojë e barabartë vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Por në fund më të fokusuar ishin gjakovarët, ndërsa ndikoi edhe përvoja e Vëllaznimit në Superligë. Megjithatë rahovecasit kanë dhënë sinjale se janë skuadër serioze dhe me pretendime në Superligë.
Alban Haziri i shënoi 10 gola për Rahovecin, ndërsa 7 i kishte Besmir Kusari.
Florian Rexha ishte më efikasi te Vëllaznimi me 8 gola. 5 gola i shënoi Çlirim Rama.

Po të dielën, Llapi fitoi bindshëm, 36:27, ndaj Drenicës. Për Llapin është fitorja e tretë. Për Drenicën humbja e dytë.

-

TABELA AKTUALE:

1. Besa 6p
2. Trepça 6p
3. Llapi 6p
4. Prishtina 4p
5. Kastrioti 2p
6. Vëllaznimi 2p
7. Drenica 2p
8. Rahoveci 2p
9. Deçani 0p
10. Zhegra 0p.

Në xhiron e radhës Vëllaznimi pret Deçanin në Gjakovë, ndërsa Rahoveci është mysafir i Kastriotit.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga