Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJË

Sot përurohet Qendra Nacionale e Xhudos

Sot përurohet Qendra Nacionale e Xhudos


28 September, 2021 @7:41

Më në fund sporti ka triumfuar. Saktësisht xhudoja. Pasi që sot edhe bëhet pëurimi zyrtar i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, me fillim prej orës 11:00 në Tabje.

QN Judo Peje

“Ata që po na bëjnë krenarë tash e shumë vite, së bashku me gjenerata të tëra talentesh të rinj në sportin e xhudos, tash do ta kenë një hapësirë të denjë për zhvillimin e të gjitha aktiviteteve sportive, të dedikuar pikërisht për ta,” është shkruar në njoftimin e Ministrisë, derisa sot thuajse të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit do të jenë në QN të Xhudos në Pejë.

QN Judo

Krejt kjo, pas punës profesionale dhe rrugëtimit të pandalshëm të Driton Kukës me suksese të nxënëseve të tij, që i sollën Kosovës medalje olimpike.

Në mesin e personaliteteve, aty do të jetë edhe kreu i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF) , Marius Vizer.

Xhudoja është sporti i vetëm në Kosovë që ka sjellë medalje olimpike.


 
Të gjitha lajmet nga Xhudo