MUNDJE

Vëllezërit Shala po përgatiten në Sofje për Kampionatin Evropian
30 March, 2021 @15:50
Dy mundësit kosovarë, Egzon dhe Edon Shala, janë duke u përgatitur në kampin përgatitor që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, para Kampionatit Evropian, që mbahet prej 19-25 prill në Varshavë të Polonisë.
Vëllezërit Shala kanë filluar përgatitjet bashkë me trajnerin e tyre Sylejman Shala nga data 24 mars dhe do të vazhdojnë të stërviten deri më 15 prill 2021.
Kujtojmë se Egzoni ka fituar normën olimpike Tokio 2020 në kategorinë deri në 125 kilogramë, stil i lirë.