Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DOWNHILL

Edhe një normë olimpike nga Albin Tahiri

Albin Tahiri, sot/ Foto: ATahiri/fb

Edhe një normë olimpike nga Albin Tahiri


30 March, 2021 @14:45

Skiatori i Kosovës Albin Tahiri ka arritur normën olimpike sot, në disiplinën Downhill, pasi që në Itali mori pikë të mjaftueshme për të siguruar edhe një biletë për Tokio.

Gara e FIS-it në Tarvisio pa Albinin të përfundonte i 16-ti në garën e parë, me 76.91 pikë të FIS-it, ndërsa në garën e dytë bëri një lëshim të jashtëzakonshëm duke përfunduar i 11-ti me vetëm 1.9 sekonda prapa skiatorëve më të mirë në botë, duke arritur kështu 60.81 pikë të FIS-it.

Skiatori ynë ka arritur normën Olimpike për Pekin 2022 në disiplinat e Downhill, Kombinim Alpin, Sllallom i madh, Sllallom dhe i duhet vetëm edhe një garë në disiplinën e Super G për të arritur të normën Olpimpike në të gjitha disiplinat e skijimit alpin!

“Diçka duhet të lihet edhe për sezonin e ardhshëm” i tha Albin Tahiri FSK-së, duke qeshur, pas arritjes së normës së radhës për Olimpiadë.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera