Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TENIS

Turqia investon në Kosovë për terrene të mbyllura të tenisit

Turqia investon në Kosovë për terrene të mbyllura të tenisit


27 March, 2021 @17:09

Federata e Tenisit të Kosovës ka përfituar ndihmë prej 100 mijë euro nga Turqia nëpërmjet Ministrisë së atjeshëm të Sportit dhe Federatës së Tenisit të Turqisë, për investime në mbylljen e terreneve të tenisit me të ashtuquajtura “Tennis air ballon Dome”.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i Federatës së Tenisit të Kosovës, Jeton Hadërgjonaj, i cili me këtë rast ka falenderuar kryetarin e Federatës së Tenisit të Turqisë, Cengiz Durmus.

“Kjo ndihmë është më se e mirëseardhur pasi që tenistët kosovarë i kanë kushtet e mjerueshme për punë. Nuk ka sport në Kosovë me kushte më të vështira se tenisi. Nuk ka terrene të mbyllura të tenisit në pronë publike që pamundëson të jemi sa më konkurrentë me të tjerët. Tani më në Prishtinë do të kemi 2 terrene të mbyllura, në Prizren, Komuna e Prizrenit është duke e ndërtuar sallën për tenis, në Pejë do të ndërhyhet me buxhet të Federatës së Tenisit terrenet e mbyllura të cilat nuk kanë dritare anash. Do të gjejmë zgjidhje edhe për Gjakovë dhe Mitrovicë në mënyrë që të e realizojmë qëllimin kryesor emergjent që në  dimrin e vitit 2021, të luajmë tenis në 5 qytete të Kosovës”, ka shkruar kryetari i FTK-së, Hadërgjonaj, në llogarinë e tij në Facebook.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis