NGA FEDERATA

Foto: FTK
Tarkan Kosova, rizgjedhet kryetar i KRTK-së
30 March, 2021 @14:08
Njëri ndër referët e njohur kosovar të tenisit, Tarkan Kosova, është përzgjedhur edhe për një mandat si kryetar i Këshillit të Referëve të Tenisit të Kosovës (KRTK).
Dje, KRTK mbajti mbledhjen me kryesinë e re, ndërsa mandati 2-vjeçar iu besua përsëri Kosovës.
Takimet janë mbajtur në formë virtuale për shkak të pandemisë, ndërsa Tarkan Kosova mori shumicë votash për tu rizgjedhur si shef i këshillit.
Përndryshe, për tu plotësuar Komisioni drejtues i KRTK-së, përveç kryetarit duht të ishin edhe dy anëtarë, ku me shumicë votash u zgjodhën Genis Nallbani dhe Arzen Rifati — ka bërë të ditur FTK-ja sot.