INCIDENTI
Vettel kërkon falje
25 March, 2013 @10:50
Kampioni i Formula 1, Sebastian Vettel, i ka kërkuar falje kolegut të tij nga ekipi i Red Bullit, Mark Webber, pasi që ka injoruar urdhërat e skuadrës dhe ka ‘vjedhur’ fitoren në garën për çmimin e madh të Malejzisë dje.
“Jam dele e zezë... E tëra ç‘mund të them është: kërkoj falje nga ti Mark,” ka thënë gjermani Vettel, që dukej deri diku konkret.
“Dëshiroja ta kaloja… Por nuk kam menduar që të injorojë urdhërat e skuadrës dhe strategjinë. Kam gabuar, thjeshtë.”
Ndërsa në anën tjetër australiani i frustruar, Mark Webber, nuk ka komentuar shumë dhe nervozizmi i tij shihej qartë.
“Ky është një ilaç i mirë për mua,” ka thënë Webber i cili nga nervozizmi ia përsëriste urdhërin e ekipit të Red Bullit që nuk e bëri Vettel, “Multi-21, Seb. Multi-21”.
Kampioni Sebastian Vettel ka qenë i dyti gjatë garës së djeshme dhe Mark Webber ka qenë duke e udhëhequr atë, derisa i pari ka injoruar strategjinë e skuadrës për ta kaluar Webberin dhe për të fituar garën.