Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA TENIS

Tenisi s’pranohet për pak

Tenisi s’pranohet për pak


23 March, 2013 @22:01

Kosova ka humbur një betejë të ashpër sot në tenis. Përkundër mundit dhe punës së jashtëzakonshme që po bën Federata e Tenisit të Kosovës me në krye Shkëlzen Domin, atyre nuk i kanë ndihmuar disa nga vendet prej të cilave Kosova ka pritur shumë. 

Ndërsa përveç Gjermanisë që ka kërkuar të drejtë fjale për Kosovën, e cila nuk u miratua për shkak se bordi ishte marrë vesh kështu më herët, kanë qenë edhe 11 vota të pavlefshme që e kanë bërë sa interesante aq edhe dyshuese çështjen. 

Së pari Kosovës nuk i është lejuar që me 50% të votave të pranohet me të drejta të kufizuara, por me 2/3 e votave. Kosova ka marrë 26 vota PËR dhe 25 KUNDËR, derisa 11 tjera janë shpallë të pavlefshme, nga 62 anëtarë të pranishëm. 

Kreu i Federatës Serbe të Tenisit është Vuk Jeremic, ndërsa delegati i tyre në Tennis Europe, nënrkyetari i STS-së, Dragan Lazarevic, ka bërë ç‘mos për mospranim. 

Kështu, ansambleja vjetore e Tennis Europe e mbajtur në Talin të Estonisë ka kaluar në një goditje ndaj Kosovës, por marrëdhëniet e mira me kreun e kësaj shoqate, Jacques Dupre dhe atë i ITF-së (Federata Ndërkombëtare), Ricci Bitti, bëjnë që kosovarët dhe FTK-ja të shpresojnë se një ditë izolimi do të thehet. 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis