PRIZRENI - BOREA
E dyta me radhë për Prizrenin
29 September, 2018 @18:35
Skuadra e Prizrenit e regjistroi fitoren e dytë me radhë, duke e mposhtur Borean me rezultat 73-67.
Epërsinë e krijuar në çerekun e parë, skuadra e trajnerit Arbnor Rifati e mbajti deri në fund të ndeshjes dhe kështu e regjistroi fitoren e dytë të stinorit.
Koshashënuesi më i mirë te prizenasit ishte Edmond Kryeziu, i cili luajti me 20 pikë e 7 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Urim Zenelaj me 12 pikë e 10 kërcime.
Në anën tjetër, më i dalluari te skuadra pejane ishte Shpend Gashi me 27 pikë e 6 asistime, por nuk mjaftoi për fitore.
Kjo ishte fitorja e dytë e Prizrenit, ndërsa humbja e dytë e Boreas pas dy xhirove të zhvilluara.
Në xhiron e tretë, Prizreni do të përballet me Bashkimin në derbin lokal, kurse Borea pret Prishtinën.