Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1000

1000 Fitore për maestron

1000 Fitore për maestron


11 January, 2015 @14:27

Sot, ​Roger FedererBrisbane International shënoi fitoren e tij të 1000-të në ATP Tour duke e mposhtur Kanadezin Milos Raonic në finalen e turneut. Ky jubile arinë në sezonën e 18-të të fituesit të 17 Grand Slam-eve.

Klubi i fituesëve me +1000 fitore në ATP Tour përmbanë vetëm 3 anëtarë: Jimmy Connors (1253), Ivan Lendl (1071), dhe Roger Federer (1000). Teniserë tjerë aktiv në listën me më shumë fitore janë Rafael Nadal (706) në vendin e 11-të, Lleyton Hewitt (611, vendi 19), David Ferrer (607, vendi 22), Novak Djokovic (606, vendi 23).

Vlenë të përmendet se fituesit e 2 turneve të para të vitit janë 30-vjeçarët David Ferrer (34, Doha) dhe Roger Federe (33, Brisbane). Viti 2015 pritet të jetë vit i shpërthimeve për talentët e rinj si Bullgari Grigor Dimitrov, Japonezi Kei Nishikori, dhe finalisti i sotëm Kanadezi Milos Raonic. Mirëpo, veteranët e sportit si Federer, Ferer, Nadal, Djokovic, dhe Murray janë ata që duhet kapërcyer nga këta të rinj.

Në rekordin e sotëm të Roger Federer, vlenë te theksohet se ai ka mundur 10 herë (apo më shumë) 30 teniserë tjerë, ku në mesin e tyre gjenden legjendat e tenisit si Andy Rodick, Lleyton Hewitt, David Ferrer, Andy Murray, Rafael Nadal (e të tjerë).

Match point në fitoren #1000:

Highlights, Federer (1, SUI) – Raonic (3, CAN)



Statistika tjera

Fitore në terene të forta 621
Fitore në terene të jashtme 748
Fitore në masters 1000 311
Fitore në Grand Slam 299

 
Të gjitha lajmet nga Tenis