AKIL GJAKOVA

Akil Gjakova arrin gjysmëfinalen në Evropian
17 April, 2021 @14:33
Pas dy medaljeve të fituara dje nga xhudistet kosovare Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova në kampionatin Evropian të xhudos, Kosova është afër të fitojë edhe medaljen e tretë.
Këtë mund ta bëjë xhudisti Akil Gjakova, i cili është kualifikuar në gjysmëfinale të kampionatit Evropian për kategorinë deri në 73 kg.
Gjakova në gjysmëfinale arriti pasi e mposhti me Ippon rusin Musa Mogushkov, ndërsa më parë i mposhti edhe xhudistët Anthony Zingg (Gjermani) dhe Ido Levin (Izrael).
Në gjysmëfinale Akili do të takohet me zviceranin Nils Stump.