Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDALJA E RADHËS NË PARIS!

Akil Gjakova merr të bronztën në GS Paris

Akil Gjakova merr të bronztën në GS Paris


3 February, 2024 @19:15

Xhudisti më i mirë i Kosovës, Akil Gjakova, ka mbyllur Grand Slamin e Parisit me medalje të bronztë. Ai me këtë rast ka fituar edhe 500 pikë olimpike që e ngrisin mundësinë e tij për në Olimpiadën e Parisit këtë vit.

Akil Gjakova @ Grand Slam Paris | JUDO

Në luftë për medalje të bronztë Akil Gjakova mposhti xhudistin nga Taxhikistani Behruzi Khojazoda, me waza-ari. Kjo medalje dhe këto pikë të fituara në turneun prestigjioz të Parisit janë me rëndësi të madhe për Akilin, ndërsa edhe vetë trajneri Driton Kuka në një postim të tij pas ndeshjes ka thënë se kjo e bronztë ka shkëlqim të artë!


 
Të gjitha lajmet nga Xhudo