Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JUDO PRISHTINA 2023

Një e artë e tri të bronzta, Kosova e pandalshme në xhudo!

Foto: Kosovo Judo Federation

Një e artë e tri të bronzta, Kosova e pandalshme në xhudo!


16 December, 2023 @18:23

Të drejtuar nga trajnerët Majlinda Kelmendi e Driton Kuka, xhudistët e Kosovës sot patën një ditë tejet të suksesshme në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Prishtinë, një ngjarje e jashtëzakonshme për vendin tonë.

Distria Krasniqi, Nora Gjakova e Dardan Cena fituan sot medalje të bronzta në kategoritë përkatëse, kurse “qershia mbi tortë” erdhi në fund kur Akil Gjakova e fitoi medaljen e artë, duke bërë që të katër garuesit e Kosovës sot ta mbyllin ditën me medalje.

Për më tepër, duhet përmendur që atmosfera e krijuar në palestër ishte fantastike dhe garuesit e Kosovës arritën për herë të parë ta shijojnë suksesin në vendin e tyre.


 
Të gjitha lajmet nga Xhudo