GRAND SPAM @ PARIS
Distria përsëri e artë!
2 February, 2024 @18:31
Në Grand Slam të Parisit, Distria Krasniqi përsëri ka fituar medaljen e artë - për të tretën herë. Ajo mbrojti titullin e kampiones deri në 52 kilogramë, duke e mposhtur në finale britaniken Chelsie Giles.
Distria Krasniqi 28 vjeçare ka fituar ndeshjen finale me waza-ari, ndërsa ka qenë bartësja e parë në kategorinë e saj në Grand Slamin parisien, që është ndër më prestigjiozit në botë.