Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANTALYA GP

Akili i shtati në Antalya GP

Akili i shtati në Antalya GP


7 April, 2018 @16:32

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka përfunduar i shtati në kategorinë e tij në Grand Prixin që po mbahet këto ditë në Antalya të Turqisë.

Akili mposhi me ippon Bektir Rysmabetovin e Kirgistanit në fillim, pastaj edhe Hehruzi Khojazodan e Taxhikistianit, për t’u kualifikuar në çerekfinale të garës.

E aty, ai u mposht nga jugkoreani Changrim An, i cili mban medaljen e bronztë nga Botërori. Jugkoreanit An iu deshën vazhdimet për ta mposhtur Akilin, pasi që në kohë të rregullt lufta kishte përfunduar baraz.

Akili më pas në luftë të repasazhit u mposht nga iraniani Mohammad Mohammadi për të përfunduar i shtati turneun në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Ekipi i xhudistëve të Kosovës tash do të udhëtojë për në Tel Aviv të Izrealit, ku mbahet Kampionati Europian prej 26 deri më 28 prill.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera