XHUDO
Kosova dominon xhudon, Distria e artë në Antalya
6 April, 2018 @16:22
Vazhdon shkëlqimi i Kosovës në sportin e xhudos!
Me medalje të artë turneun e Antalyas e ka mbyllur Distria Krasniqi, e cila sot u shpall kampione në kategorinë nën 52 kilogramë pasi e mposhti në finale britanezen Giles.
Pas pak minutave, për medalje të artë do të luftojë edhe Nora Gjakova, e cila gjithashtu ka mundësi reale për t’u kthyer me medalje të artë në Kosovë.