CHINA GP
Alonso pushton Kinën
14 April, 2013 @11:17
Strategjia para garës e Ferrarit doli të jetë e qëlluar për ngasësit, pasi që spanjolli Fernando Alonso arriti të fitojë garën e parë të stinorit.
Fitorja e Alonsos ishte bindëse derisa lufta e vërtetë u zhvillua për një vend në podium, ku garuesit bënin gjithçka për vendin e dytë dhe të tretë.
Kështu, finlandezi Kimi Raikkonen duroi presionin e vazhdueshëm të Lewis Hamiltonit për të përfunduar i dyti në
Ndërsa britanikut, Lewis Hamilton, i cili startoi nga vendi i parë, dukej se po i humbte edhe pozita e tretë nga Sebastian Vettel, por Hamilton përsëri përfundoi në vendin e tretë. Ndërkaq kampioni Sebastian Vettel me vendin e katërt të fituar, vazhdoi të mbetet i pari në renditjen e përgjithshme.
Ngasësit pas kësaj gare do të baren në këndin tjetër të Azisë, për garën e vlefshme për Çmimin e Madh të Bahreinit.
TOP 5 NË CHINA GP, SOT:
1 | Fernando Alonso | Ferrari | 25 pikë | |
2 | Kimi Raikkonen | Lotus | 18 pikë | |
3 | Lewis Hamilton | Mercedes | 15 pikë | |
4 | Sebastian Vettel | Red Bull | 12 pikë | |
5 | Jenson Button | McLaren | 10 pikë |
RENDITJA E PËRGJITHSHME, PAS CHINA GP - TOP 5
1 | Sebastian Vettel | Red Bull | 52 pikë | |
2 | Kimi Raikkonen | Lotus | 49 pikë | |
3 | Fernando Alonso | Ferrari | 43 pikë | |
4 | Lewis Hamilton | Mercedes | 40 pikë | |
5 | Felipe Massa | Ferrari | 30 pikë |