BOKS
Tatli refuzon Don Kingun
8 April, 2013 @13:09
Sipas magazinës Il, boksieri kosovar Edis Tatli ka pranuar një ofertë nga promotori më i njohur në botë, Don Kong.
Ai në këtë ndeshje do të duhej të përleshej me kubanezin, Angelo Santana, që është në vendin e dytë të ëBA ëorld në kategorinë e lehtë.
Kundërshtari i vërtetë i Santanasë është lënduar dhe Don King kishte kontaktuar menaxherin e kosovarit, Pekka Makeen.
Mirëpo, çështja e marrjes së vizës për punë, pastaj ambientimi me dallimin kohor do t’i kishte marrë Tatlisë afro një muaj përgatitje - që ka qenë edhe arsyeja kryesore e refuzimit.
“Do të ishte rast shumë i mirë, por besoj që në një të ardhme do të më paraqitet ndonjë rast tjetër,” ka thënë ndër të tjera Tatli për Il, njoftojnë portalet finlandeze, qytetar i të cilit vend është.