ALPINIZËM
Me 80 vjet në Mt Everest
1 April, 2013 @10:58
Plaku japonez, Yuichiro Miura, dëshiron që të hyjë në librat e historisë duke u bërë njeriu më i moshuar që ka arritur të pushtojë majen më të lartë në botë.
Miura 80 vjeçar, që ka kaluar katër operime në zemër brenda disa ditëve do të niset në ‘udhëtimin’ e tij për të pushtuar Mont Everestin.
Ai deri më sot e ka arritur dy herë pushtimin e Mont Everestit, në vitet 2003 dhe 2008, por tani dëshiron të thejë rekordin e nepalezit, Min Bahadur Sherchan, i cili këtë gjë e ka arritur në moshën 76 vjeçare, gjatë vitit 2008.