XHUDO
Majlinda mahnitëse, e artë
30 March, 2013 @17:42
Njëra ndër xhudistet më të mira në botë në kategorinë e vetë, kosovarja Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e artë në turneun prestigjioz Grand Prix Samsun të Turqisë.
Kelmendi ka mposhtur xhudisten gjermane në finale, Mareen Kraeh. Ky turne tash i siguron Majlindës edhe 300 pikë në renditje botërore, pasi që është turne i nivelit më të lartë.
Në këtë turne është paraqitur edhe xhudistja tjetër e suksesshme kosovare, Nora Gjakova, por ajo është mposhtur në raundin e dytë nga rusja, Irina Zabludina.